25 mësues dhe 6 nxënës me COVID-19 në Elbasan

0

25 mësues janë infektuar me COVID-19 në Elbasan që nga nisja e procesit mësimor. Tre rastet e fundit janë dy mësues të gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” dhe në një shkollë tjetër ku studiojnë nxënës me aftësi të kufizuara.

Edhe 6 nxënës janë infektuar gjatë 3 javëve të procesit mësimor. 20 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit.
Covid-19 kthehet sërish në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Burime konfirmojnë se kanë rezultuar pozitivë një çift bashkëshortesh, ku gruaja është infermiere në repartin e Martenitetit.

Ndërsa bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë. Mësohet se janë karantinuar edhe dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

Infermierët që janë karantinuar janë njëri në repartin e Urgjencës tjetri në atë të Ortopedisë.

Prej fillimit të pandemisë, ky qark ka shënuar 218 raste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu