SERBI- Krahasimi që presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve të Donetsk dhe Luhansk me Kosovën bëri që shumë serbë të shqetësoheshin. Këtë e kanë pasqyruar edhe shumë media serbe.
Gazetat e përditshme kritikuan deklaratën e fundit të Vladimir Putin, ku në çdo kopertinë titujt kryesorë ishin mbi fjalimin e tij. Duket se tashmë ka filluar një dyshim nga populli serb mbi mbështetjen e vërtetë nga Rusia. Mos ndoshta tani Serbia do të kërkojë antarsimin në BE?
Sipas mediave serbe, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, të mbajtur në tryezën e famshme të madhe të bardhë, presidenti rus u përpoq gjithashtu të shpjegonte pse ai njohu dy rajone rajonet në Ukrainën lindore që kishin shpallur pavarësinë.
Ai iu referua precedentit të Kosovës, me këtë veprim ai poshtëroi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka shpresa të mëdha te Putini kur bëhet fjalë për përpjekjet për të penguar Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu Viçiç pretendon të ktheje ish-pjesën e Serbisë nën kontrollin e Beogradit.
“Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR) janë bërë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën”,– tha Putin.
“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se në ushtrimin e të drejtës së vetëvendosjes, një territor i asnjë shteti nuk ka asnjë detyrim të kërkojë lejen e autoriteteve qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë.
Unë personalisht i kam lexuar të gjitha këto komente nga autoritetet amerikane, vendet europiane, të gjithë e kanë mbështetur. Nëse është kështu, atëherë DNR dhe LNR kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, -tha Putin.
Disa nga mediat serbe si Blic serb e komentoi fjalimin e si provë se Kosova nuk është e rëndësishme për të. Blic shkruan se Putini harroi serbët dhe Kosovën për shkak të luftës dhe se Serbia duhet të kërkojë një rrugë të shpejtë dhe një datë për BE.
Ndërkohë Informer sjell kopertinën ku shkruhet se : “Konflikti botëror mbi kurrizin tonë: Putin po luan në Kosovë”.
Tabloidi Alo shkruan: “Festimet në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.
Korrieri sjell një kopertinë me foton e Putinit dhe mesazhin “Biletat janë të hapura”. Gazeta shkruan për interesin e zhveshur dhe se si Putin nuk kujdeset për serbët apo Kosovën dhe se si Serbia duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta.
Telegrafi sjell një kopertinë me një foto të Putinit, me mesazhin: “Kështu është o vëllezër rusë? Putin i goditi Serbisë pas shpine!
Blic njoftoi se Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet kombit të premten ose të shtunën mbrëma. Arsyeja e këtij fjalimi të rëndësishëm janë një sërë ngjarjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me Serbinë, lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, si dhe një bisedë mes presidentit rus Vla