Nuk pushojnë tërmetet në Shqipëri, 6 goditje brenda pak orëve

0

Nuk ka qetësi nga lëkundjet sizmike.

Një tjetër pasgoditje është regjistruar në orën 18:01:27 minuta në Follorinë të Greqisë, por që është ndjerë edhe në pjesën e territorit shqiptar, Bilisht dhe zonat përreth.

Lëkundja ishte me magnitudë 3.6, me thellësi 11 km, 46 km në verilindje të Bilisht, që ndodhet Follorina, e cila nuk po gjen qetësi prej dy ditësh nga tërmetet.

Goditja më e fortë sot në Follorinë u regjistrua në orën 16:14 me magnitudë 4.3 ballë. Në total brenda 10 orësh në këtë zonë janë shënuar 6 pasgoditje.

Mbrëmjen e së dielës u regjistrua tërmeti më i fortë 6 ballë që u ndje thuajse në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu