Nuk reshtin aksidentet. 5 të plagosur në aksin Tepelenë-Mallakastër, 2 në aksin Lezhë-Milot

0

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.

Automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ku edhe i është prerë rruga nga një kamionçinë.

Për rrjedhojë përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.

Po ashtu mësohet se në automjetin tip “Toyota” udhëtonte çifti i bashkëshorteve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës.

Të pestë të plagosurit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në Ranimacion, pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda.

Përplasen 2 automjete në superstradën Lezhë-Milot, plagosen 2 drejtuesit

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen sotme në superstradë Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore e Lezhës ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardh më tej shkaqet e aksidentit.

Sakaq kryqëzimi i ishull-Lezhës në superstradën Lezhë- Milot është kthyer në burim aksidentesh ditët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu