Nuk respektuan masat anti Covid/ Gjobiten 507 persona

0

Në 24 orët e fundit, policia e shtetit ka gjobitur 571 qytetarë që janë kapur pa maskë, në kuadër të masave mbrojtëse anti-Covid.  Gjatë kontrolleve në terren, brenda një dite, me 3,000 lekë janë gjobitur  571 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Po ashtu, njoftohet se  janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga të infektuarit me COVID-19, janë evidentuar 5 qytetarë që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit. Ata janë ndëshkuar me 700.000 lekë gjobë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme. Ata janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu