“Nuk shqetësohem aspak, e bëj gjumin mjaft mir” Ronaldo u përgjigjet kritikave të Chiellinit dhe Bonuçit

0

Para pak ditësh në një intervistë për mediat italiane, dy lojtarët e skuadrës së Juventusit do të shprehnin kritikat e tyre për ish-shokun e ekipit të tyre, Cristiano Ronaldo.

Sipas tyre ardhja e portugezit tek Juve, uli ndjeshëm shpirtin garues të skuadrës, ku gjithashtu u shprehen se do të kërkonin edhe largimin e sulmuesit.

Ronaldo iu është përgjigjur këtyre kritikave duke iu mbyllur gojën ish-shokëve tek “Bardh e zinjtë”.

“Unë kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola. E di kur kanë nevojë edhe për mbrojtjen. Unë tani jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë. E bëj gjumin mjaft mirë. Shkoj në shtrat me ndërgjegjen e pastër.

Shoh vetëm përpara dhe jam i bindur që do të mbyll shumë gojë të liga në të ardhmen. Kritikat janë pjesë e lojës, por nuk më interesojnë. Po ju jap një shembull. Në një klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij.

Nëse këtë të fundit e pyet: A të pëlqen nxënësi më i mirë, ai do të thotë jo. Kështu e ka edhe futbolli”, përfundoi ylli portugez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu