“Flamur Noka? Këtë fat do të kenë të gjithë ata që ..”, Mesazhi i koduar i Bashës: Jam treguar tepër i butë me ata që kanë tradhëtuar interesat e demokratëve

0

Pyetje; A do të jetë fati i atyre që kundërshtojnë përjashtimi?

Basha: Ky është një rrëfim i rremë që mundohet të ngulitet mnga mediat e rrënuara. Nëse ka një njeri të hapur ndaj mendimit kritik në këto 30 vite jam. Por një gjë është mendimi kritik, dhe një gjë tjetër është që me vetëdije apo jo t’i shërbesh Edi Ramës për të përccarë PD-në. Prandaj ccdokush thirret , këshillohet, paralajmërohet, por nëse ai vazhdon t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve është detyra ime që të veproj dhe është neglizhëencë e pafalshme që të mos veproj. Këto janë parimet që veproj unë.

Ndërsa deklarimet që keto bëhen për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite e di që kurë unë nuk kam vepruar as mbi bazë inati as mbi bazë zemërimi. Madje jam akuzuar se kam qenë  tepër i butë dhe tolerant me ata që prej kohësh duhet të paguanin faturën e papërgjegjsëmerisë dhe të tradhëtimit të interesave dhe sakrificës së demokratëve. Akuzë të cilën ndoshta pjesërisht e meritoj. Ndonëse në tërësi jam karakterizuar nga vendime përbashkuese dhe jo përccarëse. Djhe vendimi i fundit ka qenë për të parandaluar përccarjen. Sepse interesat e askujt personale nuk do dalin mbi interesat e demokratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu