Nuk u vaksinua, makthi i 29-vjeçares: Nuk pi dot asnjë gllënjkë ujë

0

Një 29-vjeçe greke e pavaksinuar ka rrëfyer makthin që kaloi nga koronavirusi.

Kam pasur një emboli pulmonare (shkaktohet nga një mpiksje gjaku) nga koronavirusi. Unë nuk mund të pija asnjë gllënjkë ujë” tregoi ajo pas 10 ditëve vuajtje në spital.

Mjekët grekë theksuan se embolia pulmonare e shkaktuar nga koronavirusi mund të ishte parandaluar nëse ajo do të ishte e vaksinuar.

Ajo ka rrëfyer më pas se ngjitur me të në spital nuk ishin të moshuar por moshtarë të saj. “Në shtretërit ngjitur të spitalit, nuk kishte njerëz të moshuar, por dy vajza” tha ajo.

Unë, prindërit e mi, miqtë e mi jemi të trishtuar. Unë dola nga spitali dhe kam frikë të mos pësoj diçka” tha më tej ajo.

Sot në Greqi u regjistruan mbi 3600 raste të reja me COVID, ndërsa parashikimi për vjeshtën është ogurzi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu