Numërohen mbi 1 milion vota deri tani në rang kombëtar,si ndahen përqindjet mes partive kryesore

0

Janë numëruar 1.034.808 vota deri më tani në të gjithë Shqipërinë.

Siç shihet nga të dhënat e publikuara deri më tani nga KQZ-ja Partia Socialiste ka siguruar 479294 vota, pra 48.86% në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 385148 vota, pra 39.26% në të gjithë Shqipërinë.

Ajo që bie në sy në të dhënat e publikuara së fundmi është qarku i Dibrës i cili ka një diferencë të ngushtë mes dy partive, por Partia Demokratike është vetëm 30 vota larg për të kthyer rezultatin. Konkretisht Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 24.712 vota dhe Partia Demokratike 24.682.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu