Numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA u rrit në 700 mijë

0

Numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën prej 700 mijë personash, sipas një raporti të Reuters, ndërsa zyrtarët po implementojnë dozat përforcuese të vaksinave për të mbrojtur të moshuarit dhe njerëzit që punojnë në profesione ku mund t’iu rrezikohet jeta.

Sipas medieve të huaja, SHBA ka raportuar mesatarisht më shumë se 2,000 viktima në ditë gjatë kësaj jave. Në anën tjetër, raportohet se globalisht numri i të vdekurve nga pandemia ka kapërcyer numrin prej 5 milionë.

SHBA-ja renditet e para në botë për nga numri i viktimave si dhe po ashtu nga numri i rasteve me virusin vdekjeprurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu