Nusja infektohet papritur me Covid, dhëndri organizon dasmën e veçantë

0

Pandemia e Covid-19 ka sjell një periudhë shumë të vështirë, ndërsa ka penalizuar shumë aktivitete. Virusi thuajse ka ndryshuar çdo rutinë të personave në botë. Kjo periudhë e vështirë ka bërë të detyrueshme mbajtjen e masave si dhe ka sjell shumë masa të reja kufizuese. Një ndër masat është edhe ndalimi i grumbullimeve si dhe ndalimi i organizimit të dasmave. Kjo ka bërë që shumë çifte të mos e shijojnë siç duhet ditën e tyre të dasmës.

Mësohet se një çift në Kaliforni është martuar nga dritarja pasi nusja rezultoi pozitive me Covid-19 dhe kjo vetëm pak ditë para ceremonisë. Të fejuarit Lauren dhe Patrick Delgado kishin planifikuar që dasmën ta zhvillonin në 20 nëntor të 2020-ës, por situata e pandemisë dhe simptomat që kishte shfaqur nusja ndryshuan rrjedhën e planifikimit. Sipas nuses, ajo është rregulluar vetë, ndërsa në ceremoninë e tyre ajo nuk kishte veshur fustanin që kishte zgjedhur. Ceremonia e çiftit zgjati vetëm 30 minuta, teksa nusja qëndronte në dritare dhe djali poshtë dritares së shtëpisë duke pritur partneren dhe duke dhënë premtimet e tyre.

Burimi: thesun.co.uk/joq.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu