Nxehen keq motorët e fushatës, degjeneron debati në studio. Inxhinieri-kandidatit të opozitës: Ti s’më arrin dot as deri tek ai vendi mua

0

Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore dhe duket se gjakrat janë nxehur goxha, si në terren ashtu edhe nëpër studio televizive.

Ndërkohë, i ftuar në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Asllan Dogjani ka debatuar me inxhinierin Arben Meçe duke e degjeneruar përplasen mes tyre në ofendime personale.

Dogjani: Pse nxehesh, je skuqur, çfarë ke?

Meçe: Nuk më bullizon dot mua ti, sepse përmasat e tua janë shumë poshtë, nuk më arrin dot as te vendi mua?

Dogjani: Ti të kesh turp!

Meçe: Përmasat e tua janë tilla që nuk më nxehin dot.

Dogjani: Të të vijë turp që flet me atë gjuhë të tillë se je burrë i vjetër. Qenke një njeri pa vlerë njëlloj si Rilindja. Ti jo vetëm që nuk më arrin te vendi, por as te maja e këpucës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu