Dy nxënës kanë gjetur në rrugë kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave.
Të dy të rinjtë kanë vepruar ndërgjegjshëm dhe e kanë dorëzuar kuletën në stacionin më të afërt policor, në Skenderaj.
Policia ka identifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta dhe ia ka dorëzur.
Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë ka thënë se u është mirënjohëse dy të rinjve- nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm.