Shkencëtarët /Zbulohet një organ i panjohur në trupin e njeriut

0

Është e vështirë të besohet se ka një pjesë të trupit që nuk është vënë re nga mjekët pas vitesh të tërë hulumtimesh shkencore. Së fundmi një grup shkencëtarësh nga Holanda besojnë se kanë zbuluar një organ të ri në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një bashkim gjëndrash që ndodhen të fshehura, aty ku takohet zgavra e hundës dhe fytit, sipas CNN.
Studiuesit vunë re këto struktura të panjohura gjatë disa ekzaminimeve të pacientëve me kancer të prostatës. Më pas ekzaminuan indet nga dy kufoma, dhe zbuluan se strukturat ishin të ngjashme me gjëndrat e pështymës të vendosura nën gjuhë.
Ata nuk mund të shihen me metoda konvencionale të imazheve mjekësore si ultrazëri, skanime CT ose MRI (rezonancë magnetike). “Organi i panjohur” u identifikua vetëm kur mjekët po përdornin një lloj skanimi të avancuar dhe të ri të quajtur PSMA PET / CT që është përdorur për të zbuluar përhapjen e kancerit të prostatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu