Nxirren në paradë të dyshuarit për vrasjen e presidentit të Haitit

0

Dy të akuzuar si ‘mercenarë amerikanë’ u nxorrën sot në paradë para mediave nga policia e Haitit, të dyshuar si vrasës të presidentit të vendit Jovenel Moïse.

Vendasit e tërbuar thyenin dyqane dhe u vunë zjarrin makinave.

Amerikanët James Solages, 35 vjeç dhe Joseph Vincent, si dhe 15 shtetas kolumbiane janë kapur deri tani nga autoritetet vendase për atentatin makabër të së mërkurës ndaj kreut të shtetit.

Policia demonstronte gjithashtu pasaportat e të dyshuarve, armët dhe mjete të tjera të përdorura për sulmin.

Solages, i cili jeton në Fort Lauderdale, e përshkruante veten si “agjent diplomatik i çertifikuar,” dhe politikan i ri, në një faqe interneti të krijuar në 2019 në jug të Florida.

Ndërsa Vincent jeton në zonën e Miami.

Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte në dijeni të zhvillimeve por nuk komentonte mbi haitiano-amerikanët e kapur.

Kreu i policisë vendase Léon Charles tha: “Të huaj kanë ardhur këtu dhe na vranë presidentin. Ishin 26 kolumbianë, të identifikuar nga pasaportat e tyre, dhe dy amerikano-haitianë. Ata do të dalin para drejtësisë”.

Autoritetet shtuan se tre të dyshuar të tjerë u vranë dhe tetë kanë ende në kërkim.

Ndërkohë protestues të zemëruar për ngjarjen i vunë zjarrin makinave dhe luftuan me policinë. Turmat ishin mbledhur pranë stacionit të policisë në Petion-Ville dhe dogjën makinat që besohej se ishin përdorur nga vrasësit.

Charles paralajmëroi që njerëzit të qëndrojnë të qetë deri në mbylljen e hetimeve pasi trazirat mund të shkatërrojnë provat e krimit.

Policia edhe nuk ka zbuluar motivin e vrasjes së presidentit.

Ish-kreu i shtetit kishte 12 plagë plumbi në kurriz dhe një sy të nxjerrë pas sulmit në shtëpinë e tij në orët e para të së mërkurës, tha për mediat gjykatësi Carl Henry Destin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu