Thonj të bardhë apo të kaltër? Çfarë po kurdis TikTok këtë herë

0

Me siguri jeni hasur me trendin më të fundit në aplikacionin TikTok. Video të shumta po qarkullojnë duke u shoqëruar nga një kontekst tendencioz.

Thonj të bardhë apo të kaltër? Çfarë kuptimi kanë këto dy ngjyra në botën e trazuar të TikTok?

Praktikisht, thonjtë e lyer me ngjyrë të bardhë tregojnë se jeni beqarë, ndërsa thonjtë e lyer me ngjyrë të kaltër tregojnë se ju jeni në një marrëdhënie, shkruan InfoWebTv.

Kjo për vetë faktin se ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, paqen dhe më e rëndësishmja për këtë trend tregon se ju jeni gati për një fillim të ri.

Nga ana tjetër, përdoruesit e TikTok kanë vendosur në qendër të vëmendjes përgjigjen që djemtë i japin të dashurave të tyre kur këto të fundit i pyesin për ngjyrën e thonjëve. E si për çudi, të gjithë preferojnë ngjyrën e kaltër.

Tashmë TikTok ka kthyer një veprim të pafajshëm në ‘djallëzor’ ashtu siç vetëm TikTok di ta bëjë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu