Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme në rrjetet sociale dhe media për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake dhe fotot provokuese ka reaguar ashpër ditën e sotme për ngjarjen në Elbasan.
Ajo ka akuzuar mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit. Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të shënuar natën e mbrëmshme ku mbeti i vrarë në mes të qytetit 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Përmes një instastory, policja thekson se policia e Elbasanit është në krye të detyrës dhe se janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.
Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.