Rregullorja e Policisë së Shtetit/ Çfarë neni shkeli sot, Nënkomisare Anisa Kostani

0

Gazetarja Aida Topalli, ka reaguar pas fyerjeve që nënkomisare Anisa Kostani bëri sot ndaj mediave, pasi sipas saj po ‘nxinin’ punën e policisë së këtij qyteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli ka publikuar Rregulloren e Policisë së Shtetit, ku shihet qartë se Kostani ka thyer nenin 116, Kreu III, duke fyer dhe shprehur mendim personal në rrjetet sociale.

“Policia e Shtetit ka në strukturën e saj zëdhënësat, dhe janë ata që përmes njoftimeve zyrtare, dërgojnë informacion apo vlerësojnë ose shprehin ndonjë pakënaqësi të mundshme kundrejt reagimeve që bëhen në media, apo në rrjete sociale nga gazetarët dhe jo vetëm.

Anisa Kostani, theu sot një rregull bazë, shprehu mendim personal në rrjetin e saj social. Mendim në të cilin, kishte diskriminim dhe fyerje. Dy herë shkelje.

Shkelja e tretë është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.

Çdo fjali e sqaron më së miri neni 116, Kreu III i Rregullores së Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu