ELBASAN– Gjergj Luca është përfshirë sërish në debatin politik, edhe pse nuk ka asnjë post apo asnjë lidhje me ligjvënien në Shqipëri. Ai ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku duket teksa mundohet ti japë një dorë kryeministrit Edi Rama në “luftën” e re me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Këtë të fundit e ironizon, madje dhe me pamje nga zgara “Tymi Likes”.
“Çkemi Like, si i ke punët? Mirë? Ta hëngsha zemrën, tani jemi njësoj si tek pazari i ri. Më tha një mik që ishe mërzit për çmimet e peshkimit. Ti e di që vëllai jot është më i madhi aty. Thuaja vëllait tënd një metodë të vjetër se më ka ngel njëri pa ia fut. Hajde këtu, titullin faleminderit që nuk ma hoqe,”-thotë Luca në video.
Gjergj Luca është biznesmeni dhe pronari i kompanisë më të madhe në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, madje konsiderohet edhe si “i preferuari” i Ramës. Ndërsa politikën e ka pasionin e tij, e hera-herës ndërhyn për të dhënë mendimin e tij.