Ofendoi futbollistin shqiptar nga kombësia, trajneri italian merr dënimin e rëndë

0

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në ndeshjen e Serisë D italiane, Trento- San Xhorxhio Sediko, aty ku te skuadra vendase luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu. Trento triumfoi me rezultatin 3-2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të sikletshme, teksa 31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj. Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm një sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, te Adriese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu