“Kena ba shtet që ditën të puth, natën të vret”/Protesta për Klodianin

0

Qytetarët shkodranë i janë rikthyer protestave për kauzën e Klodian Rashës, 25-vjeçari i vrarë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
Shkodranët janë mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi” dhe janë shprehur për mediat se nuk duan të shohin fëmijët e tyre që largohen nga vendi dhe se sjellja e policisë shqiptare është e patolerueshme

Qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar, ku thonë se nuk do t’i tremben asnjë lloj dhune që vjen nga shteti, dhe apelojnë për drejtësi.

“Ma në fund kena ba shtet. Ditën t’tputh  e natën t’vret”, shkruhet në njërën prej pankartave.
Kujtojmë se protestat në kuadër të kësaj kauze janë shtrirë në disa qytete kryesore të vendit, si Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu