Lëngu i qepës/ Nga përmirësimi i sistemit tretës tek mbrojtja nga alergjitë

0

Shumë prej nesh i duket e habitshme se si qepa përfshihet në familjen e zmbakut, por ajo çka nuk na habit aspak është efekti i saj shërues në organizmin tonë.
Në qoftë se ndodh që ju ka pickuar bleta, atëherë mund ta bëni menjëherë vendin e pickimit me lëngun e qepës dhe do të vëreni menjëherë efektet pozitive. Nëse keni gjakderdhje nga hundët, mund të nuhasni qepën dhe do të ktheheni sërish në normalitet.
Qepa përmban fenolë dhe flavonoidë që luftojnë inflamacionin, ulin kolesterolin dhe shërbejnë si antioksidantë. Për shkak të efikasitetit të saj, qepa rekomandohet si një kurë ndaj temperaturës, rënies së flokëve, për fertilitetin e të tjera. Sugjerohet të pini një gotë me lëng qepe me stomak bosh herët në mëngjes. Nëse ky lëng ju jep ndjesinë e djegies, atëherë pas lëngut të qepës, pini një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë me mjaltë për të qetësuar fytin. Mos hani dhe mos pini asgjë për të paktën një orë.
Të gjitha varietetet e qepëve ofrojnë një larmi ushqyesish që gjithësesi ndikohen nga ruajtja dhe pjekja e qepës. Lëngu i saj është i pasur me vitaminë C, B6, acid folik, kalcium, magnez, hekur, krom dhe fosfor. Kromi që gjendet tek qepa ul sheqernat në gjak. Lëngu rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga anemia. Le t’u hedhim një sy vlerave të shkëlqyera shëndetësore të lëngut të qepës:
Vlerat e lëngut të qepës:
1. Përmirëson tretjen
Qepët janë një burim i mirë i fibrës dietike të nevojshme për bakteret e shëndetshme që gjenden në zorrë. Inulina përmirëson lëvizjet e tyre dhe siguron nivelet e duhura të baktereve të shëndetshme duke rregulluar tretjen.
2. Mbron kundër alergjive
Kuercetina që gjendet tek qepa, parandalon azmën dhe alergjinë. Ajo përthithet në sistemin tretës dhe qëndron në qarkullimin e gjakut për shumë kohë në krahasim me kuercetinën që përftohet nga ushqime të tjera.
3. Kundër të ftohtit dhe çrregullimeve të frymëmarrjes
Qepa vjen në ndihmë kundër të ftohtit dhe çrregullimeve të tjera të frymëmarrjes. Vajrat që gjenden tek qepa parandalojnë dhe shpërbëjnë mukusin e akumuluar në rrugët e frymëmarrjes. Ajo është përdorur prej shekujsh për të shëruar kollën, bronshitin, bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes infeksionet në metabolizëm e të tjerë.
Përgatitja
Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër-pesë pjesë
-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)
-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
-Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu