U arrestuan si përkrahës të autorëve të krimit/ Flasin 2 të arrestuarit për vrasjen e 32-vjeçarit në Peqin

0

Janë arrestuar si përkrahës të autoreve të vrasjes së shtetasit Albi Bashaliu, shtetasit Veiz Bashali dhe Mikel Xhaja, të dy banues në fshatin Gjocaj Peqin.

Në pranga përfundoi kushëriri i vikitmës, 41-vjeçari, Veiz Bashaliu dhe 30-vjeçari Mikel Xhaja. Ata u ndaluan me akuzën se kanë përkrahur autorët e krimit dhe se kanë penguar punën e organeve të policisë për zbardhjen e motivit të ngjarjes.
Por nga ana tjetër, burimet për InfowebTv thanë se prokuria e ka konsideruar të nxituar dhe të padrejtë arrestimin e tyre. Kjo pasi ata nuk kanë lidhje me ngjarjen. Vezi Bashaliu ishte në lokal në momentin kur ndodhi vrasja. Kur u pyet nga policia ai tregoi se ishte shtrirë dhe nuk kishte parë asgjë.

Ndërkohë nga ana tjetër mikel xhaja, i cili ishte po ashtu ishte dëshmitarë, gjatë përgjimeve ambientale u dëgjua t’u thotë personave të tjerë që ishin në lokal që të thonë se s’kanë parë asgjë dhe as dëgjuar lidhur me ngjarjen pasi përbën rrezik.
Por pavarësisht qëndrimit organit të akuzës, policia i arrestoi dy dëshmitarët për qëndrimet e mbajtura.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve, mësohet se në automjeti tip “Volksëagen Caddy” të viktimës, me të cilin u arratisën autorët janë gjetur sende të ndryshme të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Dy pistat kryesore që po hetohet vrasja është ajo e hakmarrjes dhe konfliktet e mëparshme që familja e 32-vjeçari, Albi Bashaliu ka pasur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu