OKB votoi me 141 vota pro rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë, Meta: Fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë e paqen!

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për miratimin e rezolutës nga OKB, që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Meta shkruan në “Twitter”, se 141 vende janë bashkuar e kanë kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina. Ai e cilëson këtë hap, si një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë e paqen.

Postimi i Metës:

141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga #Ukraina ! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen! #QëndroniMeUkrainë🇦🇱🤝🇺🇦

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu