Ancelotti pas fitores së titullit: I lumtur për Realin, sukses i merituar

0

Real Madrid është kampion në La Liga. Numri një i pankinës së Los Blancos, Carlo Ancelotti në një intervistë të shkurtër tha se ky triumf është totalisht i merituar.

“Mund të them se ishte një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur. Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin” – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu