Olympiacos, shpallet finalisti i parë në Euroligë

0

Olympiacos ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Euroligë, që po mbahet këtë vit në Lituani.

Skuadra greke eliminoi sot Monacon në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Aleksandar Vezenkov me 19 pikë dhe Kostas Papanikolaou me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e Olympiacosit.

Te Monaco u dalluan Mike James dhe Elie Okobo, me nga 17 pikë secili.

Olympiacos në finale do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, mes Real Madridit dhe Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu