Aksident në aksin Tiranë-Durrës, përplasen dy makina

0

Një aksident ka ndodhur orët e para të mbrëmjes së kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në autostradë, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu