Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohet mbi 30 kg heroinë, arrestohen tre persona

0

Një operacion antidroge është zhvilluar këtë të enjte në Elbasan, ku si pasojë janë arrestuar 3 persona.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i mbi 30 kg droge e llojit heroinë dhe janë arrestuar tre persona.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendin ku është sekuestruar sasi e lëndës narkotike dhe identiteti i të arrestuarve.

Droga dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë.

Ndërkaq policia vijon kontrollet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu