Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.
Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.
I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Enea Sulejmani, 30 vjeç.
Sipas gazetares së Infoweb Media policia ka sekuestruar 1 kg kokainë.
Në pranga janë vënë tre persona.