Operacion blic i policisë në Elbasan. Ja kush ishte objekt i kontrollit

0

Operacion blic i policisë Elbasan. Në orët e para të mbrëmjes shërbimet e policisë Elbasan kanë zhvilluar një operacion blic.

Forcat policore janë stacionuar në rrugët kryesore që e lidhin Elbasanin me qytete të tjera si Tiranën, Durrësin, Korçën etj. Në akset kryesore janë konstatuar disa postblloqe të cilat kanë ushtruar kontroll në automjete të dyshuara.

Objekt i kontrollit kanë qenë edhe disa objekte dhe lokale ku ka pasur dyshime për elementë kriminalë.

Ende nuk ka një informacion zyrtar për këtë operacion. Por burime bënë me dije për infoelbasanin se këto operacione janë pjesë e rutinës së punës së përditshme të shërbimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

Gjatë ditëve të fundit në këtë qytet pati një përplasje me armë zjarri dhe disa persona janë në kërkim. Po ashtu u zhvillua edhe një operacion antidrogë që shpuri në pranga 6 shtetas.

Të njëjtat burime bënë me dije se në kërkim janë edhe disa persona për vepra të rënda penale që kanë lidhje me vrasjet e bujshme në Elbasan dhe që dyshohet se fshihen në Elbasan dhe periferitë e tij. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu