Operacion në Krujë, policia “blindon” Niklën

0

Një operacion policor anti-kanabis është duke u zhvilluar në zonën e Krujës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 6 makina policie e dhjetëra efektivë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me forcat e komisariatit të Krujës kanë blinduar Niklën dhe rrethin e Krujës.

Sipas informacioneve janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në këtë zonë. Vetëm pak ditë më parë u arrestuan 16 persona, te cilët u kapën duke kultivuar bimë narkotike. Pritet që aksioni të shtrihet edhe më gjerë në fshatrat e Krujës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu