Në rrugën e Dibrës , në Tiranë janë vënë në pranga dy shtetas (Dëshira Goseni 63 vjeçe dhe Eduard Goseni 44 vjeç) ,nënë dhe bir me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Policia i ka arrestuar të dy shtetasit te cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për shkelje te ligjit. Të dy shtetasit banues në Tiranë akuzohen nga drejtësia italiane për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Afternoon”.
Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:
-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.