Shpërthejnë virozat në Elbasan/ Fluks vizitash në Urgjencë

0

Festimet e Vitit të Ri të ri dhe ulja e temperaturave ka sjellë rritje të numrit të të prekurve me viroza në qytetin e Elbasanit. Sipas shefit të Urgjencës Ergys Mici, janë më shumë se 200 raste të cilat kërkojnë shërbim mjekësor çdo ditë.Më të rrezikuar mbetën moshat e treta, por dhe diabetikët dhe të sëmurët nga astma bronkiale të cilët nëse nuk marrin masat e duhura mund të kenë pasoja fatale.

Mjekët këshillojnë përkujdes të shtuar sidomos për personat me sëmundje kronike, por sugjerojnë që në raste të mbingarkesave t’i drejtohen ambulancave të lagjeve si dhe marrjes së vaksinave anti-grip.

Problematik në këtë fillim viti në Urgjencën e Elbasanit mbeten edhe konsumatorët abuziv të alkoolit të cilët kanë hasur vështirësi gjatë festave të fundvitit. Gjithashtu ka pasur një numër në rritje të personave të dëmtuar nga aksidentet të ndryshme gjatë ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu