Operacioni anti-drogë në Elbasan, ja çfarë vendosi gjykata për 45 të arrestuarit

0

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 35 persona pas operacionit të gjerë anti-drogë të koduar “Rrjeti”.

Për 7 të tjerë u dha masa “arrest shtëpie”, teksa 3 u lanë nën masën “detyrim paraqitje”.

Në total ishin 45 persona që u arrestuan ditën e enjte me urdhër të prokurorisë.

Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.

Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë të llojeve të ndryshme, një automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe franga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu