Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të mërkurë masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit anti drogë “Tempulli 2” që u shtri në të gjithë vendin.
Për 18 persona është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa një tjetër, Agim Lleshanaku, është lënë në “arrest shtëpie”.
273 persona në total u arrestuan gjatë operacionit “Tempulli 2”, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Kreu i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se nga ky operacion janë goditur 7 grupe kriminale.