Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur ditën e sotme, për mediat duke dhënë detaje për operacionin e SPAK në lidhje me trafikun e klandestinëve.
Ai ka bërë me dije se nga 31 shtetas janë dhënë 26 masa sigurie, ndërsa 4 persona janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontara blerje pronash dhe automjetesh.