Orinda Huta nuk e fsheh më shtatzëninë, pozon me barkun e rrumbullakosur

0

Një foto e publikuar në rrjete sociale nga Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj, Turjan Hysko, ngriti dyshimet e para se moderatorja është në pritje të ëmbël.

Më pas, komentet e mikeshave të saj me tre zemra, përfshirë edhe një në ngjyrë rozë, bënë që të gjithë të aludojnë se këngëtarja mund të jetë shtatzënë me një vajzë.

Megjithatë, çifti ka zgjedhur të mos reagojë publikisht për këtë lajm të bukur.
Mirëpo, pak kohë më parë, Orinda ka postuar në Instastory një video ku shihet duke pozuar para një pasqyre me qenin e saj.

Huta shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër rozë dhe barku i rrumbullakosur mund të dallohet lehtësisht, duke pasur parasysh se moderatorja ka një bark të sheshtë për shkak të stërvitjes.

Një detaj tjetër që ndjekësit kanë vënë re është se në postimet e fundit në rrjete sociale, Orinda ka publikuar vetëm foto e veshur me të gjera, si për të mos e theksuar shtatzëninë.

Turjani dhe Orinda vendosën që ta kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë katër vite më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu