ZVICER- Disa njerëz janë zënë poshtë sot nga një ortek në Zermatt, një nga vendpushimet më të njohura të skive në Zvicër. Lajmin për ortekun e konfirmoi policia e cila shtoi se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00. Sipas njoftimit të policisë orteku mori para disa persona po pa e identifikuar saktësisht me numër pasi vijojnë ende hetimet.
“Menjëherë pas orës 14.00, sot 1.04.2024, një ortek ka ndodhur në sektorin jashtë pistave në Riffelberg (Zermatt). Disa njerëz u morën me vete. Hetimet janë në vazhdim. Informacioni do të vijojë”, ka shkruar Policia përmes një postimi në X.
Reshjet e dendura të borës dhe erërat shumë të forta bënë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për ortekët në pjesë të Alpeve në jug të Zvicrës. Sot, rreziku ishte i lartë në disa pjesë të kantoneve Grisons dhe Valais. Sipas raporteve, 14 persona kanë vdekur tashmë nga ortekët në Zvicër këtë dimër, pak më e ulët se mesatarja e viteve të fundit prej 17 vdekjesh në fund të marsit.
Major avalanche in Zermatt now – several people feared to be trapped- let's hope there are no victims #Zermatt #Riffelberg video by @Alpenweerman #Lawine #Lawinenniedergang pic.twitter.com/YTf8bAQr2p
— Pascal Meier,MD (@DrPascalMeier) April 1, 2024