U filmua në parakalim të gabuar dhe doli në rrjetet sociale, policia Elbasan i vendos gjobë të rëndë shoferit

0

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në unazën e qytetit Elbasan, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu