Teksa protesta e qytetarëve vijon tashmë prej një jave, kundër rritjes së çmimeve, në të gjithë vendin, e kryesisht në Tiranë, gazetarja Aranita Brahaj, shkruan se ka ardhur koha që qeverisë ti vihen ultimatume, në të kundërt kauza do të zhbëhet.
Në një postim në rrjetet sociale, Brahaj thotë se të gjithë ata që kërkojnë qëp protestës të mos i bashkohen persona me pikëpamje politike, nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë strategjinë e Ramës ‘përça dhe sundo’.
Postimi i gazetares:
Karaoke pa Politikë – kjo është Strategjia e Ramë-s për Protestën
Oponencë pa Opozitë nuk ka !!!
Ata që ruajnë protestën nga anëtarët e partive nuk janë gjë tjetër veçse kontribues të dedikuar të strategjisë së Ramës “Përça e Sundo”. Ndonjëri edhe kontribuues i dedikuar i çuar apostafat.
O bëni Mosbindje civile e tregoni Kërkesat e Protestës me Ultimatum!
Ose ikni se Pranvera Shqiptare nuk bëhet me Karaoke e mikrofon të lirë tek Sheshi.
Koha për Lidership dhe Politik!!! Lideship që Të thërrasë në Protestë edhe qytetarët ndershëm të partisë socialiste edhe qytetarët e ndershëm të çdo tjetër Partie që është kundër keqqeverisjes së Krizës
Qeveria është Parti dhe kundër partive duhet një Parti ose një Lëvizje po Politike
#MeProtesten ku bashkohen #apartiak, #qytetar, #demokrat a #socialist.
por jo me tifozës e “Ta bëjmë Protestën Karaoke pa Politikë”