Osmani dhe Kurti përshëndesin votimin e Asamblesë Parlamentare: Moment historik për Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë reaguar pai Kosova mori dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Europës.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, shkruan Kurti.

Njësoj si Kurti, edhe Presidentja Osmani e ka quajtur votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës moment historik.

Osmani ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut.

Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike”, ka shkruar Osmani.

“Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 absetnim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu