Osmani uron Pashkët: Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve duke thënë se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet dhe ngjallet shpresa për të ardhmen.

Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, sivjet Pashkët ortodokse u shënuan në një situatë pandemie. Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat kundër koronavirusit, dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, është cituar të ketë thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga presidenca

Më tej, në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen! “Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia.

Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu