Dikur ishin mbi 100 shtëpi , sot kanë mbetur vetëm 20. Fshati Samurr në bashkinë e Elbasanit është ndër fshatrat që më së shumti është prekur nga shpopullimi dhe kjo për shkak se nuk kanë as rrugë, as qëndër shëndetësore dhe as shkollë për fëmijet.
Siç duket nga pamjet mjetet e urgjencës si ambulancë apo zjarrëfikëse zor se kalojnë.
Kërkesat drejtuar bashkisë Elbasan kanë qenë të hershme por kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj banorët disa herë e kanë shtruar vetë rrugën .
Fshati nuk është më larg se 5 km nga Elbasani por mungesa e investimeve ka nxitur shpopullimin.Infoweb Media