Pagoi shokun e djalit të krijonte lidhje me të bijën, i bleu dhe unazë për ta joshur. Si i ngriti kurth babai vrasës dhe e ekzekutoi në Malin me Gropa

0

 

Një vrasje që në 8 vite ka mbledhur shumë për të rrëfyer, tashmë kur krimi makabër është zbardhur nga policia dhe autorë të tij janë babai dhe vëllai i viktimës Faik dhe Shkëlzen Buci.

Personi që ka rrëfyer ngjarjen për policinë ose i quajtur ‘i penduari’ është mik me vëllain e viktimës Shkëlzen Buçi dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale me të.

Ai është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte.

Ditën e krimit ai e ka marrë vajzën në makinë për një shëtitje në zonën e “Freskut” dhe ka shkuar në një vend ku e kishte lënë më parë me Shkëlzen Bucin i cili nën kërcënimin e armës e ka mbajtur forcërisht 23-vjeçaren deri tek Mali me Gropa ku ka ndodhur vrasja e cila është bërë në sy të të penduarit.

Eglantina Buci ishte 23 vjeç kur u vra me një plumb dhe u gropos nga babai dhe vëllai në Malin me Gropa. Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë bashkëjetesa e vajzës me një person të cilin nuk e donte familja. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me djalin që donte dhe nuk fliste me familjen. Ndërkohë i ati e ruajti për muaj dhe nuk po arrinte ta vriste dot deri sa ngriti këtë kuth për ta nxjerrë në pritë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu