Pakënaqësi për provimin e maturës: Gjuha e huaj duhet të vlerësohet edhe me gojë

0

Gjuha e huaj ishte provimi i parë që u testuan maturantët me një strukturë pyetjesh të ndërthurur edhe me alternativa edhe me zhvillim.

Por profesori Artan Fuga në një status në Facebook propozon se testet e gjuhëve të huaja të mos bëhen vetëm me shkrim por edhe me gojë. “Ndryshe nuk ka pikë kuptimi, sepse gjuha nuk është thjeshtë e shkruar, por edhe e folur”, shkruan ai.
Në të njëjtin mendim janë edhe mësuesit dhe pedagogët e gjuhëve të huaja, të cilët shprehen se me këtë metodë testi vlerësimi i nxënësve nuk është i plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu