Festa e Shën Gjon Vladimirit në Shijon

0

Në fshatin Shijon të komunës Bradashesh është festuar dita e Shën Gjon Vladimirit. Shën Joan Vladimiri ishte një prijës dhe më vonë shenjtor, që nderohet çdo 4 qershor në Shijon të Elbasanit, nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.

Kulti i Shën Johan Vladimirit në Shqipëri respektohet njësoj si nga shqiptarët ashtu edhe sllavët që vijnë pothuajse çdo vit në kishën që mban emrin e këtij shenjti.

Në çdo 4 qershor nderohet shenjti ku shoqërohet me panaire e këtë vit, ndryshe nga herët e tjera për të tretën herë rradhazi, me një ekspozitë e cila përmban imazhe, portrete e histori të hershme të Shën Gjon Vladimirit.

Pas djegies së manastirit, eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu