Mënyra se si rritja e temperaturave ndikon në formimin e gurëve në veshka

0

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology.
Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurueve në veshka.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Gurët Në Veshka

Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm.

Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka.

Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar.

Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka.

Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.

Ngrohja Globale Dhe Gurët Në Veshka

Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale.

Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë.

Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave.

Trajtimet kundër gurëve në veshka janë të larmishme dhe shumë prej tyre natyrale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu