Palestinezi përleshet me taksistin, pasi i vë thikën në fyt, kërkon t’i marrë edhe makinën

0

 

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas palestinez pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë një taksist. Mësohet se 32-vjeçari palestinez ishte nisur nga Tirana në drejtim të Durrësit me taksi, për të shkuar në fshatin Fllakë. Por kur kanë shkuar në destinacion, 32-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ja ka vendosur taksistit në fyt duke i kërkuar të zbresë dhe t’i dorëzojë atij makinën. Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin. Gjatë përleshjes ai e ka goditur taksistin dy herë me thikë dhe më pas është larguar. Ka qenë vetë taksisti ai që ka bërë denoncimin dhe falë përshkrimit, policia ka arritur ta arrestojë. Ai u gjet në një rrugë dytësore në Rrashbull të Durrësit dhe mësohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë për të kaluar më pas në Itali.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu