Pamje çnjerëzore/ Tradhëtoi bashkëshortin, gruaja rrihet 100 herë me kamxhik

0

Këto foto janë shkëputur nga momenti i dënimit të një gruaje në Indonezi, pasi kishte kryer tradhëti bashkëshortore.

Për shkak se kreu seks me një person që nuk ishte bashkëshorti i saj, sipas ligjit në Indonezi ajo u godit 100 herë me kamzhik.

Fshikullimet e dënimit sheriat e lanë pa ndjenja gruan. E gjithë skena ndodhi në publik në prani të të gjithëve në qytetin Lhokseumawe. 100 fshikullime mori edhe i dashuri i gruas, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.

Qyteti është i vendosur në provincën më perëndimore të Aceh në Indonezi, rajoni i vetëm i vendit me autonomi për të zbatuar ligjin e Sheriatit. Anëtarët e publikut u mblodhën për të parë gruan duke marrë dënimin e saj ndërsa merrte goditje nga zyrtarët e policisë rajonale islamike, Wilayatul Hisbah dhe Byrosë së Rendit Publik.

Pamjet tregojnë gruan në një podium të ngritur, të veshur me rroba të bardha dhe shami dhe të rrethuar nga zyrtarë dhe njerëz që filmojnë në telefon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu