Elbasani, ishte një nga qytetet në fokus të operacionit blic të Policisë, pas urdhrit të SPAK.
32 urdhër-arreste janë lëshuar në total nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Ndërsa në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit, shihen furgonë të shumtë policie, ndërsa në hyrje të saj, shikohen se si mjetet e ndërhyrjes së shpejtë ecin në autokolonë.
Ky operacion i SPAK, është një rrjedhojë e dëshmisë së Nuredin Dumanit, të arrestuar nga policia dhe tashmë të penduar të drejtësisë. Ai ka zbuluar mjaft personazhe të botës së krimit e për këtë arsye, operacioni është shtrirë në disa qytete, përfshirë Tiranën, Lezhën, Shkodrën e Fierit.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa mes personazheve të shpallur në kërkim është edhe Ervis Martinaj.